75 Mall Live Search
17:22 / E Martë, 02 Korrik 2024 / Gj. Sh

U shpall i humbur, gjendet i vdekur 61 vjeçari nga Gjilani

Ishte shpallur i humbur rreth gjashtë ditë më parë, Xhemail (Mehmet) Behluli nga qyteti i Gjilanit, është gjetur i vdekur sot.

Vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ku me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

”Polica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qyrtë përmes së cilës ka kërkuar që të lokalizohet vendndodhja e personi Xhemail (Mehmet) Behluli data e lindjes 20.04.1963 me banim në rrugën ‘’Beteja e Koshares’’ në qytetin e Gjilanit, person i humbur që nga data 27.06.2024.

Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.” thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/