U shpall ndër më të mirët, specializanti i kardiologjisë është i vendosur të mos ik nga Kosova

Klinika e Kardiologjisë ka shpallur punëtorët e vitit. E çmimin e me të mirëve e morën dy mjek kardiolog, tre specializantë dhe dy infermierë.
Njëri ndër ata që u vlerësua nga Klinika e Kardiologjisë për punën e tij, është dhe specializanti Arbër Osaj. Osaj thotë se ky vlerësim e bënë të ndihet krenar.
“ Isha krenar, sepse Klinika e Kardiologjisë më zgjodhi mua dhe disa kolegë të tjerë, si përfaqësues të gjithë specializantëve, që të gjithë janë shumë të mirë..Ndihem krenar, sepse puna e Klinikës së Kardiologjisë është punë shumë e madhe dhe specializantët janë pjesë e pandashme e asaj pune. Kështu që dhe unë ndihem shumë mirë”, thotë Osaj.
Edhe pse shumë nga kolegët e tij kanë ikur tashmë nga Kosova në vendet e ndryshme evropiane, për të ushtruar profesionin e mjekut, ai thotë se nuk mendon kurrë që ta lë Kosovën.
“Unë kam vendos qysh para shtatë viteve, që të qëndroj në Kosovë dhe do të vazhdoj të punojë në Kosovë. Ndryshe lëvizja është proces që po ndodh jo vetëm në Kosovë, por dhe në vendet tjera. Megjithatë shpresoj që Kosova do ta gjej rrugën që t’i mbajë mjekët e mirë brenda.. Unë dhe shumë kolegë të mi do të qëndrojmë dhe do të kontribuojmë në Kosovë”, tha ai.
Megjithëse ka vendosur të qëndroj në Kosovë, thotë se kërkesë e tyre mbetet rritja e cilësisë në përfitimin e aftësive profesionale.
“Nuk ofrohen të gjitha, por do të punojmë që t’i bëjmë. Klinikat ku ne e mbajmë stazhin ofron shumë. Megjithatë në raport me botën ne kërkojmë dhe më shumë, sepse jemi të rinj. Kërkesa më e madhe është me u rrit cilësia e përfitimit të aftësive për profesionin tonë. Por gjithsesi se do të qëndroj në Kosovë, jam i vendosur”, tha ai./Indeksonline/