75 Mall Live Search
15:33 / E Martë, 04 Janar 2022 / B O

U shpall një nga femrat më të suksesshme për 2021, shqiptarja e famshme në Turqi flet për sukeset e saj

Pjesën e fundit të emisionit “Jeto me Orën” në RTV Ora ditën e sotme iu kushtuan një teme mjaft interesante, si ajo e motivimit.

Për të folur më shumë rreth kësaj dhe vështirësive që lamë pas në vitin 2021 në studio ishin të ftuar Arbnora Ademaj modele, aktore, njëkohësisht e shpallur si një ndër femrat shqiptare më të suksesshme të vitit 2021 dhe Entela Binjaku sociologe.

Modelja dhe aktorja Arbnora Ademaj në lidhje ‘Skype’ u shpreh se viti që lamë pas, 2021 për të ka qenë një ndër vitet më të suksesshme. Ajo theksoi se ky vit për të bëri që mos të ndjej as pandeminë për shkak të angazhimeve të tepërta.


“Viti 2021 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për mua dhe plotë angazhime. Normalisht që ndihem mirë, ndoshta ky vit për shumë persona mund të mos ketë qenë aq i mirë, por për mua është viti më i suksesshëm, ku nuk është ndjerë as shumë pandemia”, u shpreh aktorja Arbnora Ademaj.

Ndërkohë, sociologi Binjaku u shpreh o se ajo çfarë i motivon më së shumti njerëzit është vendosja e objektivave. Sipas saj, nëse njerëzit kanë qëllime dhe objektiva, synime të qarta atëherë janë të motivuar t’i arrijnë ato.

“Një ndër faktorët kryesorë që lidhen me motivimin është vendosja e objektivave. Këto e nxisin njeriun që të punoj fort për t’i arritur ato”, u shpreh Binjaku.
Më tej ajo theksoi se viti që lamë pas ishte një vit shumë i vështirë për shumë pasi, sipas saj të shumë qenë ato që humbën vendet e punës, për shkak të pandemisë.

“Mendoj që situate që lamë pas ka qenë një vit i vështirë, shumë njerëz humbën vendet e punës. Një faktor që ka ndikuar shumë kanë qenë edhe lajmet e rreme, të cilat njerëzit i përqafojnë shumë shpejtë kohët e fundit. Në vija të përgjithshme këto kanë ndikuar shumë tek ne. Ka shqiptarë që kanë humbur vendet e punës, për këtë kategori është e vështirë të flasësh dhe t’i motivosh”, tha ndër të tjera sociologia Binjaku.