22:19 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

U shtir si femër, shqiptari i zhvat 10,000 të riut italian duke e kërcënuar me video intime

Një shqiptar në Itali ka përdoruar një mënyrë të pazakontë për të fituar para. 

I riu ndryshoi statusin e tij duke u bërë si vajzë për të bërë për vete një djalë në shtetin fqinjë në zonën e Alghero, Sardenjë. Pasi e njohu në rrjete sociale, e bindi që duhej të bënte një ndërhyrje urgjente mjekësore, më në fund e kërcënoi me “pornografinë e hakmarrjes”. Falë këtij kërcënimi, burri arriti të merrte shumën e jashtëzakonshme prej 10,000 eurosh nga djali.

Karabinierët e zonës, pas një hetimi, denoncuan shtetasin shqiptar, i cili banon në provincën e Latinës në një gjendje lirie. Skema në internet me identitetin dhe pamjen e një gruaje i kushton atij akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes. Aktiviteti hetimor filloi pas ankesës së paraqitur në kazermë nga i riu i mashtruar.