U shtrua në spital pas aksidentit, ja si është gjendja e djalit të Jolie-t dhe Pitt-it

Djali i Angelina Joliet dhe Brad Pittit, Pax, disa ditë pasi u shtrua në spital pas një aksidenti me biçikletë elektronike në Los Angeles, është nxjerr nga ICU-ja, thotë një burim ekskluzivisht për “PEOPLE”-n.
“Pax është liruar nga ICU. Ai pësoi trauma komplekse dhe tani fillon rruga e gjatë e shërimit dhe terapisë fizike,” thotë burimi.
Burimi shton se Pax-i dhe nëna e tij – e cila ishte pranë tij, ndërsa u shërua në spital – “janë thellësisht mirënjohës për kujdesin e jashtëzakonshëm mjekësor që mori”.
Jolie, 49 vjeçe, vazhdon të jetë me djalin e saj, ashtu si edhe vëllezërit e motrat e tij, të cilët kanë qenë për vizitë dhe ndihmuar gjatë gjithë kohës atë.
Së bashku me Pax-in, Jolie ndan pesë fëmijë të tjerë me ish-Pittin: Maddox-i, 22, Zahara, 19, Shilohu, 18 dhe binjakët 16-vjeçar Knoxi dhe Vivienne.