U shtrua në spital, zbulohet gjendja shëndetësore e aktorit

Zac Efroni u dha fansave një përditësim pas incidentit që i ndodhi në pishinën në Ibiza. Ai bën të ditur se është mirë dhe i shëndetshëm.
“I lumtur dhe i shëndetshëm”, shkroi aktori duke vijuar: “Faleminderit për urimet”!
Miku i Efronit, Caleb Davidge, ndau gjithashtu një selfie që tregonte atë me aktorin, duke qëndruar pa këmishë në të njëjtin vend, duke shtuar dy emoji të peshëngritësit.

Efroni, i cili njihet për fizikun e tij muskuloz, u shtrua në spital natën e 2 gushtit si masë paraprake pas një “incidenti të vogël noti” në një vilë në ishullin spanjoll, tha përfaqësuesi i tij për TMZ-në.
Efroni, i cili nuk poston shpesh në rrjetet sociale, ka pushuar në Ibiza dhe zonat përreth për dy javët e fundit, si pjesë e një udhëtimi më të madh evropian që ka përfshirë edhe ndalesa në ishullin grek të Mykonos dhe Paris, ku mori pjesë në Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2024.