75 Mall Live Search
12:14 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / B O

U shuan në aksident, mes dhimbjes përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi

Eduart, Silvana dhe dy vajzat e tyre Eva dhe Anastasia janë përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

E gjithë familja Gushi u shua një ditë më parë në aksident, pasi u goditën nga pas, nga një makinë luksoze Audi A8 që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani.

Ata ishin kthyer nga Greqia për pushime në Shqipëri, por udhëtimi i djeshëm rezultoi fatal për ta.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar 22-vjeçarin Madani. Makina me të cilën ai po udhëtonte, ishte në emër të atit Bashkim Madani, biznesmen.