75 Mall Live Search
18:19 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

U sulmua me sëpata nga familjarët, gjendet trupi i viktimës

Një 49 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Reka e Allages në Rugovë, përcjellë Indeksonline.

Ai dyshohet se ditë më parë është sulmuar nga familjarët të tij, gjatë një përleshje që e kanë pasur.

Gjetjen  e trupit të të ndjerit  për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për media nga Prokuroria Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është gjetur nga njësitet policore trupi i pajetë i viktimës në fshatin Reka e Allagës në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dal ne vend te ngjarjes”, tha Nikçi.

E lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe tre persona të cilët dyshohet se e kanë rrahur 49-vjeçarin me mjete të forta-sëpata, lëndime prej të cilave edhe ka ndërruar jetë. /Indeksonline/