08:20 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

U sulmua nga ndjekësit, blogerja e udhëtimeve tregon sekretin pas fotove të saj

Një blogere udhëtimesh me më shumë se 280 mijë ndjekës në Instagram sapo pranoi që përdor “Photoshop” për të shtuar re në sfondin e fotove. Kjo ndodhi pasi ndjekësit i bën fotot e saj virale duke e sulmuar mbi modifikimet.

Bëhet fjalë për Tupi Saravia, e cila ka sqaruar situatën për BuzzFeed News. Ajo përdor një aplikacion për modifikimin e fotove për të theksuar apo për të shtuar re në foto. Në këtë mënyrë ato duken uniforme në çdo foto të sajën.

Tupi madje është shprehur që ka ndihmuar edhe ndjekësit e saj me këtë opsion dhe gjithnjë e ka treguar haptazi.

Gjithsesi të tjerë argumentojnë që kjo është e tepruar dhe është e trishtë që kemi arritur në atë pikë sa i kushtojmë energji fotove me element “fake” gjithnjë. /Blitz.al/