U sulmuan nga bashkëshortët – Tri raste dhune brenda ditës në rajonin e Prishtinës
Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukur shqetësuese në vendin tonë.
Tri raste të tilla kanë ndodhur vetëm në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se tri gra ne raste të ndara janë ankuar se janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre, raporton IndeksOnline.
Njoftimi i policisë:
· Prishtinë / 10.01.2026 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase e huaj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 10.01.2026 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Pas këndelljes i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Podujevë / 10.01.2026 – 09:00. Dyshohet se ankuesja f/k ka pasur në vazhdimësi dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/

