U suspendua për trukim të ndeshjeve, Toney flet për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney është suspenduar nga federata angelze për tetë muaj nga aktivitetet e futbollit.
Toney është shpallur fajtor për trukime të ndeshjeve dhe bastvënie, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti anglez së fundi ka folur për të ardhmen e tij, ku ka shprehur dëshirën të luaj në një klub të madh dhe të fitoj trofe.
“Është e dukshme që dua të luaj për një klub të lartë dhe të luftoj për tituj, po. Nëse një klub do të paguante paratë e duhura… atëherë, kush e di. Janar ose kurdo që të jetë koha e duhur, do të jem gati. Dua të kënaqem dhe të luaj tani.”, tha Toney për Sky Sports.
27-vjeçari pos suspendimit për tetë muaj larg fushave, është dënuar me 50.000 funte dhe është paralajmëruar për sjelljen e tij në të ardhmen për shkelje të Rregullave të basteve të FA./IndeksOnline/