17:49 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

U tall me kandidatin republikan, Pete Davidson kritikohet ashpër

Në emisioni e njohur televiziv ‘Saturday Night Live’, njëri nga anëtarët, aktori Pete Davidson, është duke u kritikuar ashpër për shkak të talljes më kandidatin republikan për kongres të GOP, Dan Crenshaw i cili humbi njërin sy në luftë.

Crenshaw, i cili po kandidon për ulëse në kongresin në shtetin e Teksasit, ka humbur syrin e djathtë në 2012 pas shpërthimit të një bombe gjatë misionit të tij në Afganistan, shkruan Indeksonline.

Davidson duket se ishte i vetëdijshëm për sfondin e Crenshaw gjatë emisionit të kësaj jave të së shtunës, në të cilën ai dha “përshtypjet e para” të kandidatëve të ndryshëm që konkurronin në këtë cikël zgjedhor.

Kur në ekran u shfaq një imazh i kandidatit Crenshaw, aktori dha një koment i cili tingëllojë qesharak dhe i panevojshëm.

“Ju do të befasoheni kur dëgjoni se ai është kandidat për kongres dhe jo një njeri i cili bënë pjesë në filma porno” ishte komenti i Pete i cili u pasua nga të qeshura në audiencë.

Reagime të shumta kanë ardhur ndaj aktorit i cili u kritiku ashpër për një koment të tillë ndaj një kandidati i cili më parë ka shërbyer në luftë, ndërsa vet Crenshaw ka deklaruar se nuk është e nevojshme që aktori ti kërkoj falje, por që personat që kanë shërbyer në luftë dhe kanë humbur ndonjë gjymtyrë nuk do të duhej të ishin pjesë e shakave të tyre televizive./Indeksonline/

Temat: