U tallë me Mourinhon, shumë shpejt dënimi për Pogban
Postimi i Paul Pogbas në Instagram pas shkarkimit të Jose Mourinhos dje nuk është pritur mirë në ”Old Trafford”. Tani francezi mund të dënohet për këtë sjellje të pa hijshme.
Mëngjesi i djeshëm i zuri në befasi të gjithë. Askush nuk e priste se Mourinho do të shkarkohej nga Manchester Unitedi, vetëm një ditë para se të raportohej se sa do t’i kushtonte klubit shkarkimi i portugezit.
Por, në ora, 09:45, erdhi konfirmimi se pas dy vite e gjysmë, palët i kanë ndërprerë rrugët me ish-trajnerin e Real Madridit, transmeton IndeksOnline.

Vetëm një orë pas këtij lajmi, Mourinho bëri një postim misterioz në Instagram, duke u tallur në mënyrë indirekte me trajnerin portugez.
Postimi ishte fshirë pas disa minutash, vetëm pasi shumica e ndjekësve të tij e kishin parë dhe e kishin vërejtur se ishte tallje ndaj Mourinhos.

Megjithatë, sipas Daily Mail, Pogba pritet të dënohet nga klubi prej Mançesterit, pasi zyrtarët e klubit e cilësojnë këtë veprim si ”jo-respektues”.
Raportet e 25-vjeçarit me Mourinhon nuk ishin të mira dhe nuk ishte sekret se ata kishin mosmarrëveshje disa herë këtë sezon./IndeksOnline/