75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

U tërhoqën nga Kënga Magjike se Pirro Çako ishte sëmurë? Arilena Ara thumbon Ardit Gjebrean

Këngëtarët, Pirro Çako dhe Arilena Ara, konkurruan në festivalin e Këngës Magjike me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Pas perhapjes së lajmit për tërheqjen nga festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.

Por, pas deklaratës së Ardit Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara e cila ka thumbuar producentin.

Në një postim në Instagram, artistja falenderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.”

Postimi i plotë: