18:32 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

U tha që nuk është miliardere, reagon Kylie: Ka gjëra më të rëndësishme se të fiksoheni sa para kam

Kylie Jenner për dy vite më radhë është zgjedhur miliarderja më e re në botë nga revista Forbes

Por, e njëjta revistë sot ka dalur me pretendimet se të ardhur e Kylie nuk e bëjnë atë miliardere dhe se ajo ka gënjyer në lidhje me  biznesin dhe suksesin e saj, shkruan Indeksonline.

Kylie u akuzua për gënjeshtër për shifrat e ndërmarrjes dhe falsifikim të deklaratave tatimore.

Këto pretendime kanë nxitur reagim nga 22 vjeçarja, e cila është shprehur e revoltuar përmes disa postimeve në Twitter.

“Me çfarë po zgjohem. Unë mendova se kjo ishte një sit me reputacion .. të gjitha ato që shoh janë një numër i deklaratave të pasakta dhe supozime të paprovuara. Kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose jam përpjekur të arrijë atje”, ka shkruar Kylie.

Tutje Kylie tha se ka gjëra shumë më të rëndësishme se sa të merren me paratë  e saj.

“Mund të emëroj një listë me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa të fiksoheni se sa para kam”, u shpreh Kylie.

“Por mirë jam e bekuar përtej viteve të mia, kam një vajzë të bukur, dhe një biznes të suksesshëm dhe jam shumë mire”, përfundoj ajo.

Kujtojmë që këtë vit, edhe dhëndëri saj, Kanye West është shpallur miliarder./Indeksonline/