75 Mall Live Search
13:18 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

U tha që u pagua 800 euro për postimet në Facebook, reagon “Bufi”: Ndihem i fyer..

Dje në media u raportua se aktori i mirënjohur, Fatmir Spahiu-Bufi ka përfituar një shumë prej 800 eurosh nga Komuna e Prishtinës me titullin e projektit “Lajme pozitive gjatë pandemisë”.

Ndërsa, sot përmes një statusi në llogarinë e tij të Facebook, aktori ka sqaruar çdo gjë duke thënë ai nuk është paguar për postimet në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, por ka të bëjë  me një projekt që do të xhirohet e që për bosht ka lajme pozitive nga e tërë bota që mund të kenë ndodh gjatë pandemisë, shkruan Indeksonline.

 Aktori tutje u shpreh se ndihet i fyer nga lajmet që u përhapen lidhur me këtë duke i quajtur të pavërteta.

“Bufi” poashtu tha se asnjëherë nuk ngurron të përgjigjet dhe para shpërndarjes së këtyre lajmeve duhet ta kontaktojë atë personalisht.

Më poshtë postimi i tij pa ndërhyrje: