U tha se Brad Pitt ka filluar lidhje të re dashurie, kjo është e vërteta

Brad Pitt ka mohuar që është në lidhje me një a ‘grua misterioze’, me të cilën u “kap mat” gjatë vikendit.
Ylli in “Once Upon A Time In Hollywood”, 56 vjeç, ngjalli thashethemet romantike duke marrë pjesë në një shfaqje bashkë me aktoren e “Arrested Development”, Alia Shawkat.

Bukuroshja brune u bashkua me aktorin fitues të Oskarit ndërsa ata ndoqën Thundercat së bashku të dielën në mbrëmje në The Wiltern në Los Angeles, sipas TMZ .
Në një video të marrë në këtë ngjarje, Brad dhe Alia bisedojnë dhe bëjnë shaka ndërsa Thundercat luan në skenë.

Brad, sipas TMZ, mbërriti me Alia – i cili gjithashtu luajti në Transparent – dhe u ul pranë saj gjatë gjithë shfaqjes.
Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin duke nxitur edhe më shumë spekulime se Brad ishte përfshirë romantikisht me aktoren.

Por, një burim i brendshëm i afërt me aktorin e talentuar këmbënguli që Brad aktualisht po shijon jetën beqare, dhe çdo grua me të cilën është fotografuar nuk do të thotë automatikisht se ajo është e dashura e tij.
Ndryshe, Brad në fillim të këtij viti u tha se ka rikthyer romancën me aktoren Jennifer Aniston./Indeksonline/