75 Mall Live Search
12:09 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / AR

U tha se çifti i ‘Love Island Albania’ janë ndarë, si qëndron e vërteta?

“Love Island Albania” krijoi disa çifte të qëndrueshëm, disa të tjerë u ndanë dhe të tjerë që ndezën thashethemet se i kanë dhënë fund raportit. Një ndër çiftet që bënin pjesë në grupimin e fundit, ishin Amadea dhe Haris, të cilët ngritën aludimet se ishin ndarë, pasi fshinë fotot nga rrjetet sociale dhe Haris shkoi në Angli.

U tha se Amadea dhe Haris janë ndarë, por si qëndron e
 
Por, duket se nuk ka vend për panik dhe as për thashetheme, pasi vetë Amadea ka publikuar në Instagram një foto me partnerin e saj Haris, ku shihen në qejf, duke kërcyer dhe duken më të lumtur se kurrë.

U tha se Amadea dhe Haris janë ndarë, por si qëndron e
 
Postimin e ka shoqëruar me disa emoji: një duke qeshur, me një gotë verë, një shishe shampanjë dhe një zemër të kuqe, ndaj mund të themi se janë “drunk in love”.