12:49 / E Hënë, 11 Nëntor 2019

U tha se do të merrte 180 mijë euro në përurimin e stadiumit, reagon ashpër Ardit Gjebrea

Stadiumi i ri kombëtar, në Shqipëri, pritet të inaugurohet zyrtarisht me 17 nëntor, në prag të ndeshjes eliminatore Shqipëria-Franca.

Ky impiant i ri është mjaft i mirë bazuar në kriteret që kërkohen për një stadium të përmasave të tilla.

Ndërsa  nëpër media është përfolur se do të ketë edhe këngëtarë, që do të këndojnë në inaugurimin e e këtij impianti.

Madje ka pasur media që kanë shkruar se këngëtari Ardit Gjebrea pritet t’i merrte 180 mijë euro për 3 këngë që do të këndonte, por këtë e ka përgënjeshtruar menjëherë këngëtari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Hajde hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin…!” : ka shkruar Arditi, duke përgënjeshtraur se kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën. /Indeksonline/