U tha se është në ‘gjendje të rëndë emocionale’ pas largimit nga BB VIP, e ëma publikon një letër me fjalë prekëse për Beatrix

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, u largua nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e premte (21 janar).
Siç rëndom bëjnë banorët, ajo nuk pranoi të shfaqej në emisionin “Fan Club” për të rrëfyer eksperiencën që përjetoi brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Artistja refuzoi ftesën për shkak të gjendjes psikologjike e po ashtu deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale.
Duket se Trixa nuk po e përjeton mirë daljen nga shtëpia në bazë të komenteve të shumta e kritikave që janë bërë kundrejt saj.
E ëma e këngëtares, Antigona Ramosaj, ka publikuar një letër që një mike e ngushtë ia dedikoi Beatrix.
Në të thuhet se pavarësisht rrethanave në një mënyrë ose tjetër do të paragjykohej sërish dhe se duhet që të vazhdojë rrugën përpara.