75 Mall Live Search
15:32 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

U tha se është në lidhje me Brad Pitt, Alia Shawkat tregon të vërtetën

Alia Shawkat ka folur  për herë të parë në lidhje me thashethemet se ajo është në lidhje me Brad Pitt.

Aktorja 31-vjeçare ishte parë së pari me Brad, 56 vjeç, kur morri pjesë në një ngjarje të ekspozitës arti në nëntor 2019 dhe më pas fansat zbuluan se ata kanë qenë së bashku disa herë edhe në të kaluarën.

Gjatë periudhës së karantinës në prill, Alia ishte parë me bicikletë afër shtëpisë së Brad  në Los Angeles.

Pra, cila është natyra e marrëdhënies së tyre?

“Ne nuk po takohemi”, tha Alia për Vulture. “Ne jemi thjesht miq.”

Miqtë e Alia ishin po aq kuriozë sa dhe adhuruesit për atë që po ndodhte. Ajo tha, “Të gjithë miqtë e mi ishin si “çfarë po ndodh? ” dhe duke më dërguar foto. Unë thjesht u ndjeva e mbingarkuar nga kjo.

“Unë kam dalur në shtyp, por jo për dicka që është e vërtetë”, shtoi ajo.

Kujtojmë që pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad poashtu u tha se është rikthyer në krahët e ish të dashurës, Jennifer Aniston./Indeksonline/