U tha se është në lidhje me Joey Essex, Rita deklaron se është e fiksuar pas tij

Rita Ora pranoi që ajo ishte “e fiksuar” me Joey Essex por mohoi që ajo është në lidhje me të, pasi ata ishin fotografuar jashtë apartamentit të saj javën e kaluar.
Rita pohoi se titulli i singleit të saj të ri “Hoë To Be Lonely” përmblodhi jetën e saj të dashurisë, duke e cilësuar atë pjesë të jetës së saj “gjithmonë të komplikuar”, transmeton Indeksonline.

Kur u pyet për Joey, ajo tha: “Është e çmendur, pse njerëzit nuk mund të jenë miq? Sinqerisht, është e bezdisshme”.
Ajo hedh dritë mbi mënyrën sesi filloi miqësia e tyre, duke treguar se si ajo dëshironte të shoqërohej me të pasi e shikonte në Towie.

“Unë e dua TV, gjithashtu e dua shou televiziv “, tha ajo. “Njerëzit që më njohin, e dinë këtë për mua. Pavarësisht se ku jam në botë, gjërat që kam parë njerëzit që kam takuar, shou televizivi është si gjëja më e afërt për zemrën time.
Vetëm disa ditë më parë Joey gjithashtu mohoj çdo romancë të mundshme mes palëve.

Duke folur për dallimin e tyre për herë të parë, ai tha, “Ne e njohim njëri-tjetrin prej vitesh”.
“Ajo është një vajzë e bukur, por ne jemi vetëm miq.
Joey i cili u nda nga e dashura e tij, modeleja Lorena Medina muajin e kaluar – shfaqet në serinë e re të shfaqjes MTV Ex On The Beach./Indeksonline/