U tha se gjesti i Ronaldos i solli humbje të mëdha Coca Cola-s, zbulohet e vërteta

Cristiano Ronaldo para disa dite bëri një gjest në EURO20 që ‘ra’ në sytë e gjithë opinionit publik. Ai largoi dy shishet me Coca Cola nga tavolina e konferencës për media, duke thënë ‘Pini ujë’…
Ky ‘marketing’ i futbollistit të Kombëtares së Portugalisë, u tha se i solli humbje të mëdha Coca Cola-s, shkruan IndeksOnline
Megjithatë, tabela e tregtisë së aksioneve ka treguar se Coca Cola-s tashmë veç i kishte rënë çmimi për 0.9%.
Bazuar në kohën e konferencës së Ronaldos dhe luhatjen e shifrave të aksioneve, Coca Cola ka pësuar rënie para se ai të largonte shishet nga tavolina./IndeksOnline/