75 Mall Live Search
16:12 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / Gj. Sh

U tha se ishte fejuar, Oriola Marashi tregon unazën dhe dhuratat romantike

Një nga femrat më të bukura shqiptare u raportua se i ka dhënë fund beqarisë para disa muajsh.

Bëhet fjalë për modelen e njohur, Oriola Marashi.

28-vjeçarja njihet për stilin e saj të jetesës dhe ka kohë që jetën private e ka mbajtur larg syrit publik, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo dje, Oriola ka ekspozuar unazën me diamant dhe dhuratat e shumta romantike që mori.

Pa bërë ndonjë njoftim madhor dhe pa zbuluar identitetin e mashkullit fatlum, Oriola duket se po shijon në privatësi këtë kapitull të ri të jetës së saj.