75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / Gj. Sh

U tha se janë ndarë me Krenarin, zbulohet e vërteta në ditëlindjen e Luanës

Moderatorja Luana Vjollca qe një kohë të gjatë u përfol për lidhjen e saj me Krenar Çoçajn.

Kjo nuk u mohua as pohua asnjëherë nga asnjëra palë.

Mirëpo para disa ditësh, dolën disa zëra se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo kjo nuk qenka e vërtetë, Luana sot ka festuar ditëlindjen e 33-të, ku e pranishme ishte edhe një familjare e ngushtë e Krenarit, Abetarja.

Kjo ka bërë që të kuptojmë së çifti janë akoma bashkë dhe se thashethemet për ndarjen e tyre janë të pavërteta. /IndeksOnline/