U tha se janë ribashkuar, Roza Lati tregon për raportin që ka me Stinën
Kohë më parë moderatorja Roza Lati kishte befasuar të gjithë kur në emisionin e saj kishte ftuar ish të dashurin, këngëtarin Stine.
Dyshja që nga ajo kohe kanë ngjallur dyshimet se kanë nisur një romancë të re, por së fundi Roza ishte e ftuar në emisionin ‘Xing Me Ermalin’ ku edhe ka sqaruar raportet që ka me ishin, shkruan Indeksonline.

“Unë dhe Stine kemi kuptuar që ne të dy bëjmë shumë zhurmë në botën e shoubizit, kështu që ne e shfrytëzojmë. Stine është artist, ka familjen e tij, ka vajzë, unë gjithashtu kam jetën time. Jemi miq shumë të mirë, e respektojmë shumë njëri-tjetrin”, ka thënë Roza.

Ndryshe, Stine para pak kohësh është ndarë nga bashkëshortja me të cilën ka një vajzë./Indeksonline/