U tha se ndërroi jetë në aksidentin e sotëm, reagon Jakupi
25 vjeçari Sefa Kaya është viktima e aksidentit që ndodhi në orët e hershme në magjistralen Prishtine-Ferizaj, përcjellë Indeksonline.
Fillimisht, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, viktima ishte shtetasi maqedonas, A.J.
Më pas, PK sqaroi se personi i raportuar si viktimë, në fakt nuk ishte A.J.
Indeksonline ka mësuar se personi i apostrofuar është Admir Jakupi.

Ai madje ka reaguar edhe në rrjetet sociale.
“Shoqëri e nderuar, fatmirësisht unë jam mirë me veturë time tjetër kush është kenë në aksident”, ka shkruar Jakupi.

Personi i vdekur në aksident, siç ka raportuar Indeksonline, është menaxheri i këngëtarit shqiptarë Azet. /Indeksonline/