75 Mall Live Search
19:02 / E Martë, 02 Korrik 2024 / Gj. Sh

U tha se përfundon brenda këtij viti, asfaltohet edhe një pjesë e rrugës Podujevë-Prishtinë

Ditën e sotme është asfaltuar edhe një pjesë e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Asfaltimi ka vijuar në fshatin Lupq, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë janë ndarë plot 38 milionë euro, ndërsa punimet pritet të kryhen brenda vitit.

Punimet kishin filluar në vitin 2016, ndërsa pretendimet ishin që ajo të përfundonte brenda tre vjetësh.

IndeksOnline ka siguruar një video nga asfaltimi që është bërë sot: