75 Mall Live Search
11:27 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

U tha se po kthehet Pogba, Solskjaer jep lajmin zhgënjyes

Këtë javë është pritur rikthimi i Paul Pogbas në fushë pas disa javë lëndimi. Por, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë lajmin zhgënjyes.

Trajneri norvegjez ka thënë se Pogba është i sëmurë dhe nuk dihet saktë data e rikthimit të tij.

Mesfushorit francez i është dhënë leje nga skuadra për të marrë pjesë në dasmën e tij, por që Pogba duket se është sëmurë në këtë dasëm.

Skuadra shpreson që rikthimi i tij të ndodhë në fund të dhjetorit, atëherë kur orari i ndeshjeve është tejet i ngjeshur./Indeksonline/