75 Mall Live Search
11:20 / E Premte, 04 Tetor 2024 / G T

U tha se po vjen te Shqipëria, Brajan Gruda ftohet te Gjermania

Kombëtarja e Gjermanisë në grupmoshat e reja U21 ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor.

Trajneri Antonio di Salvo ka zbuluar listën me lojtarët që do luajnë ndaj Hungarisë dhe Polonisë, shkruan Indeksonline

Në këtë listë figuron edhe emri i lojtarit shqiptar, Brajan Gruda.

Gruda është në radarin e Shqipërisë dhe në media u raportua se është afër t’i bashkohet fanellës “kuqezi”.

Megjithatë, Gruda tashmë është ftuar nga trajneri Salvo për ndeshjet e tetorit me U21-shat.

Kujtojmë se Gruda tani është pjesë e Brightonit në Premier League dhe llogaritet si një prej lojtarëve të së ardhmes../Indeksonline/

May be an illustration of soccer, football and text