U tha se prishi marrëdhëniet me trajnerin dhe dëshiron largimin nga Milani, reagon Pulisic: Jam i lumtur këtu, kurrë…!

Futbollisti i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisic ka reaguar në lidhje me lajmet e fundit të publikuar në mediat në Itali.
U raportua se Pulisic ka kërkuar largimin nga AC Milan sepse kishte mos-marrëveshje me trajnerin, Conceicao, shkruan Indeksonline
Megjithatë, përmes faqes zyrtare të skuadrës italiane Puli ka bërë një reagim.
Ai thotë se kurrë nuk ka pasur mos-marrëveshje me trajnerin dhe se nuk dëshiron të largohet nga fanella ‘kuqezi’.
“Unë kurrë nuk kam debatuar me trajnerin dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Jam shumë i lumtur në Milan dhe dua të vazhdoj të vesh këtë fanellë. Leximi i këtyre gënjeshtrave është i papranueshëm, por le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin dhe për tifozët tanë.”, u shpreh Pulisic
Kujtojmë që këto lajme të pavërteta erdhen pas eliminimit të Milanit nga Champions League./Indeksonline/.
Christian Pulisic: "Non ho mai litigato con il Mister e non ho mai chiesto di andare via. Io sto benissimo al Milan e voglio continuare a vestire questa maglia. Leggere queste bugie è inaccettabile, ma continuiamo a rimanere tutti uniti e a lottare insieme sul campo, per il Club… pic.twitter.com/VBjCrtwATm
— AC Milan (@acmilan) February 20, 2025