75 Mall Live Search
20:38 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

U tha se u rikthye me Kylie Jenner, Tyga ‘kapet’ me një tjetër femër

Tyga ka një vajzë të re në jetën e tij dhe nuk është Kylie Jenner.

Reperi është parë në Universal Studios Holloween Horror Noghts të enjten natën me një zeshkane të mrekullueshme. Gruaja e misteripze u zbulua më vonë se ishte modelja, Emily Caro .

Sipas TMZ , Tyga dhe Emily mbërritën në ndeje rreth orës 21 dhe qëndruan gjatë mesnatës. Dyshja ishte shumë të afërt me njëri-tjetrin Megjithë ambientin e frikshëm, të dy u panë duke qeshur gjatë mbrëmjes.

Ky takim vjen mes raporteve që Tyga dhe Kylie po kthehen së bashku pas ndarjes së saj nga Travis Scott. Ylli televiziv reagoj në Twitter për të mohuar se ajo nuk është rikthyer me ish-in e saj.

“Interneti i bën gjithçka 100 herë më dramatike se sa është në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në 2 të mëngjesit me Tyga. Unë isha me dy mikesha të mija në një studio ku ai ishte rastësisht aty”, deklaroj Kylie.

Tyga iu drejtua gjithashtu thashethemeve duke postuar një emoji me kapelë blu, duke nënkuptuar që raportet e mediave janë të rreme./Indeksonline/