75 Mall Live Search
10:48 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / P M

“U theksua rëndësia e partneritetit konstruktiv”, ambasada amerikane me detaje për vizitën e kongresistëve

Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross kanë qëndruar dje në Kosovë ku zhvilluan disa takime në vend.

Sot ata u pritën në ambasadën amerikane në Prishtinë nga e ngarkuara me punë Anu Prattipati.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati priti në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë një delegacion të Kongresit amerikan, të kryesuar nga përfaqësuesi Michael Turner. Ekipi i ambasadës ishte krenar që mbështeti vizitën e tyre, lehtësoi diskutime produktive dhe theksoi rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA–Kosovë”.

Në një fotografi, ambasada përmblodhi vizitën e kongresistëve dhe takimet e tyre në Kosovë.