U ther në burg nga rusët, ky është identiteti i shqiptarit
Kanë dalë në pah fotot dhe identiteti i shqiptarit i mbetur i vdekur disa ditë më parë në burgun famëkeq të Trikalasë në Greqi. I riu i identifikuar si Ergest Alija, me origjinë nga Librazhdi u sulmua barbarisht dhe u ther me thika nga dy të burgosur të tjerë me origjinë ruse.
Një i afërm i shqiptarit që mbeti viktimë ka rrëfyer arsyen pse 29-vjeçari kishte rënë në burgun grek.
Dikur shok qelie me të, shqiptari ka rrëfyer se Aliaj ishte burgosur me akuzën se kishte vjedhur një motor dhe më pas ishte dënuar me 7 vite burg pasi ishte kapur me 150 gram hashash.
Shqiptari ka shtuar se Ergesti ishte një djalë shumë bujar dhe sipas tij ishte përfshirë në sherr për të mbrojtur një tjetër shqiptar, i cili ishte ofenduar nga gardiani rus.
Ergesti ishte një djalë që rrinte duke qeshur, shumë bujar dhe bamirës. E njihja mirë atë se çfarë njeriu ishte por ketë s’mund ta besoj. Ai ka rënë ne burg për një akuze vjedhje motori”, tha ai, transmeton albeu.
“Do na detyrojnë që të ngremë armët e te dalim vet zot se përditë shteti grek po i vret shqiptaret. Kam humbur 4 shok ne burg. Por ju siguroj se do ketë viktima të tjera nëpër burgjet greke. Sepse ne s’kemi as shtet që të interesohet apo të kujdeset. Atje dhe për Ergestin ndihma kishte qenë në nivelin më të ulët që ekziston. S’ka shanc ambulanca te vonohet 35 minuta”, shtoi ai. /Indeksonline/