U transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-mesfushori i Liverpoolit: Nuk erdha për para, këtu kam pagë mesatare…!

Futbollisti i njohur anglez, Jonjo Shelvey është larguar nga Burnley ditë ma prë dhe është transferuar te skuadra e Arabian Falcons, që bën gara në Divizionin e Dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ka pasur shumë komente se 33-vjeçari u largua nga futbolli anglez për shkak të parave, por në një intervistë ai ka befasuar të gjithë – duke treguar pagën që merr, shkruan Indeksonline
“Vëllai im që punon në një hotel në Londër, merr më shumë se una. Më kanë akuzuar se erdha këtu për para, por çfarë para e keni fjalën, këtu është Divizioni i Dytë, ku ka para këtu? Paga standarde këtu është 2 mijë funta. Kjo nuk është asgjë se çka kam fituar në karrierën time.
“Kam pasur kohën time. Jam i lumtur i kënaqur. Tani jam në fazën ku dua ta shijoj futbollin. Të kalojë kohë të mirë me familje.
“Të jem i sinqert, nuk dua që fëmijët e mi të rriten në Angli.
“Atje s’mund ta mbash një orë dore. S’mund ta mbash një telefon në dorë jashtë në Londër”, u shpreh Shlevy
Kujtojmë që mesfushori i njohur anglez, luajti gjashtë ndeshje për “Tre Luanët”, luajti për klubet e njohura, si: Liverpooli, Newcastle Unitedi, Swansea etj./Indeksonline/