75 Mall Live Search
13:37 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

U transferua te APOEL, Atdhe Nuhiu vjen me një letër emocionuse drejtuar klubit të Sheffield Wednesday

Atdhe Nuihu dje dhe zyrtarisht është transferuar te klubi nga Qipro, APOEL Nicozia.

Nuhiu pasi firmosi kontratë me klubin qipriot, shkroi një letër lamtumire për klubin e Sheffield Wednesday që kaloi plotë 7 vjet, shkruan IndeksOnline

Ai falënderon tifozët, stafin dhe presidentin për kohën e kaluar me ta.

“Koha ime te Sheffield Wednesday ka ardhur te fundi, por unë vërtetë mund  të them se ky klub nuk do të më lë kurrë.

Kam shijuar shtatë vite këtu dhe është moment emocionues të largohem nga Hillsborough, ku unë kam kaluar shumicën e karrierës sime. Ishte gjithmonë një nder për mua të luaja me Wednesday dhe të jepja gjithçka për ta, kështu që ky moment nuk është i lehtë.

Por, nga thellësia e zemrës, unë falënderoj secilin që më ka përkrahur nga dita e parë dhe shpresoj se në këmbim u kam dhënë momente të mira gjatë rrugës sonë.

Askush nuk mund të marrë domethënien që ky klub ka për mua, unë gjithmonë kam atë. Unë largohem si lojtar, por Sheffield Wednesday ka fituar një tifoz, i cili gjithmonë do të interesohet për klubin.

Për tifozët, stafin, lojtarët, presidentin dhe gjithë të tjerët, faleminderi dhe gjithë të mirat në sfidat e reja këtë sezon.

Atdhe NUHIU.