75 Mall Live Search
20:36 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

U transferua te KB Vëllaznimi – Trajneri kroat ka një porosi për tifozët gjakovarë

Skuadra e klubit të basketbollit, Vëllaznimi dje ka prezantuar trajneri e ri, Branimir Pavic.

Pavic, vjen te klubi gjakovar pas një përvoje me Pejën në vitin 2015 në Ballkan Ligë, shkruan IndeksOnline

Për të kuptuar më shumë se pse Pavic ka firmosur kontratë me klubin e KB Vëllaznimit, IndeksOnline ka biseduar me trajnerin kroat i cili tha se është rikthyer në basketbollin kosovar si shkak i të kaluarës dhe miqësisë me njerëzit në Kosovë.

“Është bukur të kthehem në Kosovë, kam kujtime të mira këtu. Kështu, ekipi i Vëllaznimit vendosi që ta ndërroj trajnerin edhe ata me pyetën nëse mund t’i ndihmoj”, tha fillimisht Pavic.

“Klubi nuk është në pozicion të mirë, por do të bëjmë maksimumin me lojtarët që të qëndrojmë në kampionat. Do të luftojmë në çdo ndeshje dhe askush nuk do të mund të luajë lehtë me ne. Ne aktualisht jemi të fundit në kampionat dhe duhet të mendojmë se si të qëndrojmë në kampionat e jo për të fituar tani”.

Ai gjithashtu ka një porosi për gjithë tifozët gjakovarë.

“Ne do të luajmë me gjithë zemrën tonë dhe do përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje, askush nuk do ta ketë të lehtë ndeshjen me ne”, tha trajneri kroat.