U turpërua mbrëmë në Champions League, skuadra e njohur e shkarkon trajnerin

Skuadra e njohur gjerman, Red Bull Leipzig e ka shkarkuar trajnerin e saj, Domenico Tedesco.
Humbja 1-4 nga Shakhtar Donetsk i ka kushtuar me punë trajnerit italian.

“Leipzig ka ndarë shoqërinë me Domenico Tedesco me efekt të menjëhershëm. Ndihmës trajnerët Andreas Hinkel dhe Max Urwantschky janë larguar gjithashtu nga klubi.
RB Leipzig do të njoftojë pasardhësin e tij në kohë optimale” thuhet në njoftimin e klubit.
Tedesco ka arritur vetëm 2 fitore në 8 ndeshje të këtij sezoni me Leipzig./Indeksonline/