20:05 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / GF

U vesh në të bardha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit, këngëtarja e njohur “kryqëzohet” nga ndjekësit, ja si u përgjigj ajo

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha organizuan natën e mbrëmshme dasmën e tyre, e cila padyshim mund të quhet dasma e vitit 2022.

Në periferi të Tiranës me rreth 300 të ftuar çifti organizuan në festë tradicionale ku kishte të ftuar edhe fytyra publike.

Në mesin e tyre ishte edhe Eranda Libohova, e cila nga çifti ishte zgjedhur për të argëtuar të pranishmit.

Eranda ishte veshur e tëra në të bardha dhe kjo nxiti komentet dhe kritikat e ndjekësve.

Ato i kanë kujtuar këngëtares “mitin” që ekziston, që atë ditë askush përveç nuses nuk duhet të vesh të bardha.

Eranda nuk ka hezituar t’u kthejë përgjigje një për një të gjithë komentuesve, duke u shprehur se nuk i ndjek këto rregulla, ose edhe duke i ironizuar teksa thotë që me xhaketë nuk ngjante si nuse.