75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Z S

U vëshua nga uji objekti, gjykata jap detaje

Një incident ka ndodhur sot në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Gjykata Themelore.

Sipas informacioneve të para, brenda ndërtesës ka shpërthyer një gyp uji, duke shkaktuar depërtimin e ujit në hapësirat e objektit.

Lidhur me këtë për Indeksonline, kanë folur nga Gjykata Themelore.

‘’Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Gjykata Themelore, ka ndodhur një defekt teknik në sistemin e ujësjellësit, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit. Defekti është sanuar menjëherë nga ekipi teknik përgjegjës, ndërsa rrjedhja e ujit është ndalur me kohë dhe situata në objekt është normalizuar plotësisht’’, thuhet në përgjigje.

Lidhur me këtë rast janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe evitimin e pasojave të mundshme, kanë thënë nga gjykata./Indeksonline/