75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / F.R

U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit, policia jep detaje për ngjarjen tragjike në Istog

Një grua nga Istogu ka vdekur mbrëmë si pasojë e plagëve që mori nga arma e zjarrit.

Policia tha se dyshohet që tashmë e ndjera është vetëplagosur me armën që ishte e burrit të saj.

Ajo u dërgua në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa policia tha se po e heton rastin.

“Fsh. Isog i poshtëm, Istog 20.02.2026-15:50. Emergjenca në Istog ka raportuar se është pranuar e plagosur me armë zjarrit në abdomen viktima femër kosovare. Dyshohet se viktima ishte vet-plagosur me armë zjarrit që i përket bashkëshortit. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës dhe rreth orës 18:57 ka ndërruar jetë në sallën e operimit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Burime të IndeksOnline kanë bëë të ditur se viktima është, L. Maxharraj-Shoshi.