U vihet flaka mbeturinave në “Dardani”, ndërhyjnë zjarrfikësit (Foto)
Kontejnerët e mbeturinave janë djegur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Në orët e pasdites atyre u është vënë flaka, ndërsa para disa çastesh kanë arritur edhe zjarrfikësit, raporton Indeksonline.
Ata kanë shuar zjarrin të cilin nuk dihet se kush e ka shkaktuar.
Kujtojmë se në këtë lagje edhe para disa ditësh ishin hedhur të gjitha mbeturinat në rrugë, kurse nuk është hera e parë që ato digjen./Indeksonline/