U vra me armë zjarri në Prishtinë, qytetarët i japin lamtumirën e fundit Naser Gashit

Sot në varrezat e Dragodanit, një numër i madh qytetarësh janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Naser Gashit, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme, transmeton IndeksOnline.
Gashi u vra me armë zjarri në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Ndërkohë, i dyshuari për këtë ngjarje ende nuk është arrestuar, megjithëse është shpallur në kërkim nga organet e rendit.
Në të njëjtin incident mbeti i plagosur edhe një person tjetër, i cili po merr trajtim mjekësor./IndeksOnline/

