75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

U vra me bukë në dorë, ja kush është viktima dhe atentatoret në Shqipëri

Identifikohet viktima dhe atentatorët në Kavajë. Viktima është Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç. Hasalliu ka qenë duke u kthyer në shtëpi, me bukë në dorë kur është kapur nga plumbat që janë shkëmbyer mes dy grupeve në lagjen numër 4 në Kavajë.

Duke iu referuar burimeve nga policia se ka pasur një konflikt për motive banale që më pas përfundoi në konflikt të armatosur. Arma e përdorur mendohet se ka qenë kallashnikov. Atentatorët raportohet se janë vëllezërit, Erald dhe Eljo Hyka. Deri tani janë katër persona të ndaluar nga policia dhe 6 të tjerë në spital me plagë plumbash.