75 Mall Live Search
16:16 / E Diele, 17 Korrik 2022 / AR

U vra sot në Fushë-Krujë, njëri prej viktimave u shpall në kërkim për vrasjen e një polici

Njëri prej personave të mbetur të vrarë në atentatin e kësaj të diele në Fushë-Krujë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela.

Bëhet fjalë për Brilant Martinajn, që pas vrasjes së efektivit të FNSh-së në 2020 u shpall në kërkim ndërkombëtar nën dyshimet se ishte larguar jashtë vendit.

26-vjeçari Xhulio Prela u qëllua për vdekje mëngjesin e 5 2020 dhjetorit teksa po kthehej nga Shkodra në drejtim të Tiranës ku dhe banonte.

Ndërkohë, dy viktimat e tjera në atentatin e Fushë-Krujës janë Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.