75 Mall Live Search
18:05 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / AR

U vra te dera e servisit në Vlorë, dalin pamjet e atentatit ndaj 38-vjeçarit

Dalin pamjet e vrasjes së Delon Troqes, në 21 maj të këtij viti në Vlorë.

Në videon e siguruar nga Noa.al, është momenti kur 38-vjeçari qëllohet me breshëri nga persona që ndodheshin në një makinë.

Për pasojë ai humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa autorët disa minuta më vonë dogjën makinën për të fshehur gjurmët.

Troqe, ishte duke punuar në servisin e tij të cilin e kishte hapur qysh prej vitin 2015, por këtë aktivitet e mbyllte herë pas here, për shkak të udhëtimit të tij në Spanjë.

Gjatë pushimeve verore kryente transportimin e turistëve me një skaf privat, nga Vlora në Gadishullin e Karaburunit dhe në ishullin e Sazanit.