17:06 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

U zbuloi shqiptari, po i “çmendë” sheikët

Sergej Milinkovic-Savic është një nga lojtarët më të kërkuar nga gjigantët e futbollit evropian.

Futbollisti serb që luan për Lazion është në fokusin e dy skuadrave të sheikëve, PSG e Manchester City.

Milinkovic u ble lirë nga Igli Tare dy vite më parë, por që vlera e tij në treg tani i ofrohet 90 milionëshit.

PSG po e dëshiron me çdo kusht atë. Lazio kërkon 170 milionë euro për të, por që sigurisht një vlerë e përgjysmuar do ta bindte skuadrën romake për ta shitur atë./Indeksonline/