13:00 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

U zbulua/ I dashuri i Eneda Tarifës ka një të shkuar në politikë?

Pas shumë kohësh larg syrit të publikut, disa ditë më parë Eneda Tarifa rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja e njohur u filmua krah një mashkulli misterioz. Nuk vonoi shumë të zbulohej identiteti i djalit në foto, duke u zbuluar rrjedhimisht edhe lidhja më e re e Enedës. Siç dihet mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën moderatores është Gent Lasku, profesioni i të cilit është basketbollist.

Mirëpo përpos basketbollit, Lasku ka një të shkuar edhe në politikë. Në vitin 2021, Genti ishte në listat e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare.

“Genti Lasku, një kampion race në ekipin e Tiranës. Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri.

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri. Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti”, -këto ishin fjalët e kryetarit të partisë, Astrit Patozi për kandidatin e tij gjatë prezantimit një vit më parë.