75 Mall Live Search
20:18 / E Martë, 21 Janar 2025 / LB

U zgjodh në krye të OVL-UÇK-së, Gucatit i shkojnë në zyre mysafirë të shumtë

Kryetari i rizgjedhur i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka pritur në zyrën e tij, veprimtarët e dalluar të çështjes kombëtare, Jetullah Gecin, Haki Drenicën dhe Shqiptar Gubetinin.

Ata e kanë uruar për rizgjedhjen në krye të organizatës së veteranëve.

Në anën tjetër, Gucati në Facebook ka shkruar se me përkrahjen e njëri-tjetrit edhe tani do t’ia dalin me sukses t’i kalojnë sfidat.

Në një tjetër, takim Gucati ka pritur në takim edhe deputetin e PDK-së, ish drejtorin e policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe miq tjerë të tij.