U zgjodh personazhi i 2021-ës, Butrint Imeri rrëfen momentin më të lumtur të vitit

E mbylli vitin me një super hit. “Corazon” ishte bashkëpunimi i Butrint Imerit me Don Xhonin, i fundit për 2021-in, që pasoi këngët e suksesshme të vitit që lamë pas.
“Dujëm”, “Dale” dhe “Kuku” ishin këngët që bënë bujë përgjatë këtij viti, të cilat lanë gjurmë në karrierën e tij tashmë të suksesshme.
Ai është vlerësuar nga Prive si personazhi i vitit 2021. Lidhur me këtë, ai ka folur gjatë një interviste: “Ka qenë një vit ku kam punuar shumë dhe kam merituar me qenë personazhi i vitit 2021. U bënë 8 vjet në muzikë dhe sot them se pas gjithë pas kësaj pune, mundi, është viti më i suksesshëm që kam pasur ndonjëherë.”
Por cili ka qenë momenti që shënoi 2021? Ai tha se dita më e rëndësishme ka qenë 25 vjetori i lindjes, që e gjeti mes rrethit të ngushtë.
“Ka qenë ditëlindja, ishte familja, shoqëria. Ka qenë më e mira në jetë. Kam pasur dhuratën më të mirë, ëndërr e krejtve“, tha ai duke iu referuar makinës luksoze që mori nga prindërit.